Përse nevoiten përkthyesit e kualifikuar?
Definicioni i termit përkthyes
Profesioni i përkthyesit nuk është i mbrojtur nga ana ligjore.
Kjo do të thotë që çdo njeri që zotëron një gjuhë dhe merret me përkthime mund të thotë se është me profesion përkthyes.
Termi përkthyes i diplomuar dhe përkthyes ligjor
Nuk guxon të përdoren emërtimet përkthyes i diplomuar (që nënkupton se përkthyesi në këtë rast është diplomuar për përkthim në universitet) ose emërtimi përkthyes i autorizuar nga organet shtetërore apo përkthyes ligjor, i cili jepet si rezultat i marrjes së provimit për përkthyes që organizohet nga ministritë të vendit ku ata jetojnë.
Mosvlerësimi i profesionit përkthyes
Për fat të keq, sidomos në rastin e gjuhëve të rralla, ekziston tendenca që ata që e dinë në një farë mase gjuhën e huaj konsiderohen si përkthyes të përshtatshëm. Është për tu theksuar se përkthimi është më tepër se të zotërosh thjesht dy gjuhë.
Gjithashtu një tjetër mendim i gabuar është të thuash se folësit e gjuhës amtare kanë automatikisht kompetencë gjuhësore. Ata që e kanë mësuar gjuhën amtare në diasporë, që shkollimin e kanë bërë në një gjuhë tjetër dhe që e flasin shqipen vetëm brenda familjes ose me shokët e shoqet e tyre, kanë vështirësi të mëdha gjuhësore. Zakonisht ata flasin vetëm dialektin e krahinës nga rrjedhin. Atyre u mungon aftësia gjuhësore për të kuptuar dialektet e tjera dhe kanë një fjalor gjuhësor të cunguar, të bazuar në termat e zakonshme brenda familjes.
Qëllimi i përkthimit
Në thelb, detyra kryesore e përkthyesit është që ta marrë tekstin bazë, ta ndajë në pjesë kuptimore dhe pastaj ta krijojë përsëri në gjuhën tjetër me një gramatikë korrekte dhe të kuptueshme për lexuesin. Pikërisht këtë aftësi nuk e kanë përkthyesit të cilëve u mungon kualifikimi i duhur.
Mundësia e zhgënjimit
Nga ana tjetër nuk duam të aludojmë se vetëm përkthyesit e kualifikuar janë përkthyes të mirë. Sigurisht që ka dhe raste kur ndonjëri nuk i ka dhënë provimet e duhura pavarësisht se e kishte aftësinë për një gjë të tillë. Nga ana tjetër mund të thuhet me plot gojë se përkthyesi i kualifikuar ka dhënë prova të pakontestueshme të aftësive të tij dhe kështu klienti e ka të qartë se po e blen një shërbim jo si macen në thes.
***Personi i cili përkthen me shkrim tekste nga një gjuhë në një gjuhë tjetër ose që përkthen me gojë
(Tekst i huazuar)
Porosit online !
Keni pregaditur textet dhe dokumentet për përkthim? Shfrytëzooni portalin tonë online. Ne do t'iu dërgojmë sa më shpejt ofertën tonë dhe kohëzgjatjen e përkthimit.